Ertan Shakiri i dhuroi dhuratë mysafirit nga Turqia si dhe kryetarit të FRI – së

Në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s” Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratë në restorantin “Oaza” në Orizare të poshtme. Mes të pranishmëve ishte edhe kënduesi i mirënjohur i ilahive nga Shkupi, Ertan Shakiri, i cili kishte përgatitur disa befasi. Në shenjë respekti për mysafirin nga Turqia, hoxhë Ramazan Tamer, ligjëruesin e kësaj mbrëmjeje, Ertani i dhuroi një dhuratë modeste. Në shenjë falenderimi për përkrahjen e vazhdueshme prej Forumit Rinor Islam kishte përgatitur dhuratë edhe për kryetarin e përgjithshëm të FRI – së, Fisnik Shabanin, si dhe për kryetarin e Degës së Shkupit, Abdulhamid Mustafa, të cilët e falenderuan dhe i premtuan që do ta ketë gjithmonë përkrahjen nga ta dhe nga kjo organizatë.

img_0508

Të ngjajshme