Sa herë që hyn në Facebook, dhe sa herë që klikon në faqen kryesore, ose e bën ‘like’ një foto, ti i jep më shumë informata databazës gjigante mbi sjelljen tënde në rrjetin social.
Është afër mendsh të besohet se Facebook ka databazën më të gjerë të informatave personale të përdoruesve të saj, më saktë informata të tilla të cilat e sqarojnë secilin aktivitet të personit, interes dhe sjellje të tij apo saj.
Në krahasim me Facebook, Google përmes Android ka poashtu shumë të dhëna, mirëpo ato nuk janë poaq personle. Sipas TechCrunch, kjo i bie se Facebook na njeh neve ‘më mirë se ne vetvetën’.
Sërish duket e arsyeshme të mendohet se përdorimi i këtyre informatave mund të jetë i panevojshëm nga rrjeti më i madh social në botë.
Mirëpo, me tërë këtë informacion, mund të studiohet secili nga ne në shumë aspekte: si reagojmë në situata të ardhshme, sa kemi vetëbesim, nëse jemi punëtor apo dembelë etj.
Të gjitha këto mund të jenë të mundshme, nga shprehitë e tona online si: mënyra si e përdorim aplikacionin dhe faqen, postet që i bëjmë, aplikacionet që i përdorim apo postimet që i pëlqejmë.
Bazuar në algoritme, telefoni juaj mund edhe të dijë nëse jeni keq me disponim, apo lidhja juaj është në telashe. Krejt kjo, duke përdorur statistika prej të dhënave të mbledhur në faqen më të madhe sociale.
Sidoqoftë, ende nuk mund të përcaktohet se deri në cilin nivel do të përdoren këto të dhëna, në të ardhmen e afërt. (Telegrafi)