Edhe pse Evropa, shpesh me arsye, mburret me trashëgiminë e saj kulturore, kur është në pyetje arsimimi, asnjëri nga tre univerzitetet më të vjetër në botë, nuk i takon Evropës.
Në fakt, univerziteti më i vjetër në botë është ai Al-Qarawiyin (El-Karavijin), i cili gjendet në qytetin maroken, Fes.
Univerziteti në fjalë është themeluar në vitin 859, prej një gruaja e cila është quajtur Fatime El-Fihri. Ajo kishte trashëguar një pasuri të madhe nga babai i saj, prej se cilës investoi dhe ndërtoi univerzitetin dhe xhaminë me të njëjtin emër.
Al-Qarawiyin, në atë kohë, u bë një qendër e famshme arsimore dhe shpirtërorë për botë botën islame, në të cilën mësoheshin shkencat teologjike. Ai ishte univerziteti i parë në botë i cili dha tituj dhe diploma.
Sot, në këtë univerzitët, pos shkencave teologjike, mësohet edhe gjuha angleze, franceze dhe inxhinjeria kumpjuterike.
Univerziteti i dytë më i vjetër në botë është ai i Al-Az’harit, i themeluar në vitin 970, kurse pas tij vjen ai i Bagdadit, Al-Nizamiyya (El-Nidhamije) (1065).
Univërzitetet më të mëdha evropiane u hapën shumë më vonë, në mesin e të cilëve është ai i Bolonjës, Sorbonës, Oksfordit, Kembrixhit, etj.
(Islampress)