Disa fëmijë janë përkujdesur t’ua ‘plasin zemrën’ serbëve duke formuar shqiponjën dykrenore derisa ishte duke u intonuar himni i Serbisë para ndeshjes miqësore me Greqinë.
Pas fluturakes mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, dhe numrit të madh të futbollistëve të mirënjohur shqiptar në disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit, tani ishte radha e disa fëmijëve që t’ua ‘plasin zemrën’ serbëve.
Para ndeshjes miqësore me Greqinë, derisa skuadra e Serbisë ishte rreshtuar për të kënduar himnin, disa fëmijë që po qëndronin para tyre, më saktësisht tre prej tyre me duar e formuan shqiponjën dykrenore.
Ngjarja është përshkruar si “Provokim i radhës” dhe “Promovim i ri i Shqipërisë së madhe”, nga portali serb, “Kurir”.