FEMYSO (Forum of European Muslim Youth and Student Organisations) — Forumi i Organizatave Rinore dhe Studentore Myslimane Europiane, në Kolonjë të Gjermanisë mbajti kuvendin e 21, ku u zgjodh kryesia e re për periudhën 2017-2019.

Në kuvend morën pjesë përfaqësuesit e organizatave nga e gjithë Evropa që janë anëtare në FEMYSO.
Kryetar i kësaj organizate u zgjodh Youssef Himmat nga Zvicra. Forumin Rinor Islam do ta përfaqësojë Vullnet Selmani i cili u zgjodh edhe përgjegjës për financat.
Kryesia e FEMYSO-s për periudhën 2017-2019:

  1. Kryetar: Youssef Himmat (Zvicër)
  2. Sekretar: Adem Güngörmüş (Belgjikë)
  3. Përgjegjëse e fushatave: Hande Taner (Holandë)
  4. Përgjegjës i komunikimit: Esed Ivojević (Bosnje dhe Hercergovinë) 
  5. Përgjegjës i financave: Vullnet Selmani (Maqedoni)
  6. Përgjegjës për zhvillimet e brendshme: Abdelrahman Rizk (Angli)
  7. Përgjegjëse e marketingut: Hassiba Kechiche (Francë)
  8. Përgjegjës për media: Endrit Maçi (Shqipëri)
  9. Përgjegjës për shërbime dhe organizatat anëtare: Ibrahim Kraria (Gjermani)
  10. Përgjegjëse për trajnime dhe ngjarje: Nadia Bouzekri (Itali)