Në dy dekadat e fundit të ekzistimit si shtet i pavarur, Maqedonia mund të mburret vetëm me një gjë, edhe atë, me faktin se ka realizuar shumë zgjedhje, ndonëse, nuk ka arritur dot të gjejë apo ofrojë kurrfarë zgjidhje. Bile-bile, sa herë që është ndeshur me barrierën e moszgjidhjes, ajo është mbështetur në zgjedhje!
Ky është cikli absurd dhe rrethi vicioz në të cilin rrotullohet ky shtet pa krye, apo thënë ndryshe, ky shtet i cili dita ditës po e ‘ha’ kokën e vete, duke e determinuar në këtë mënyrë vetëzhdukjen.
Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të ardhshme lokale, derisa ende po vazhdojnë thirrjet dhe kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, si dhe me rastin e fillimit të kampanjës së stërhershme elektorale, e pashmangshme është biseda në lidhje me ‘fenomenologjinë’ e zgjedhjeve, respektivisht në lidhje me atë se çka në të vërtetë paraqet procesi zgjedhor në Maqedoni.
Fillimisht duhet konstatuar se, pavarësisht faktit se a thua bëhet fjalë për zgjedhje lokale, parlamentare apo presidenciale, si dhe pa marrë parasyshë se a thua këto zgjedhje janë të rregullta apo të parakohshme, ato përcillen me ankth të paparë. Kështu, shpallja e zgjedhjeve i ngjan aktit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa kampanja parazgjedhore si dhe dita e zgjedhjeve i ngjan një beteje të përmasave “të jesh apo të mos jesh”.
E përbashkëta tjetër e gjitha këtyre llojeve të zgjedhjeve në Maqedoni është boshti rreth të cilit rrotullohen bisedat dhe platformat. Kështu, “vlerat” parësore të cilat ‘han bukë e pinë ujë’ në pazarin politik maqedonas si dhe në kampanjat parazgjedhore janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale dhe bisedat boshe rreth integrimit  euro-atlantik. Gjithçka tjetër vjen në rradhë të dytë, duke përfshirë këtu edhe platformat e mirëfillta politike, ekonomike dhe zhvillimore.
Me një fjalë, zgjedhjet në Maqedoni, si në fazën e shpalljes së tyre, gjatë mbajtjes së tyre si dhe në periudhën më pas, janë sui generis dhe se nuk u ngjajnë as atyre që zhvillohen në disa shtete autokratike në Lindje, e as atyre që zhvillohen në demokracitë e mirëfillta në Perendim. Kjo, ngase zgjedhjet tek ne karakterizohen me probleme, paradokse dhe absurde të shumta. E kur gjithë kësaj i shtohet realiteti i hidhur i cili dëshmon se, në këtë shtet, personat e vdekur respektohen më shumë se sa ata që janë gjallë, dhe se për të vdekurit investohet më shumë se sa që investohet për mirëqenien e të gjallëve, portreti i deformuar i këtij shteti virtual bëhet edhe më i shëmtuar.
Çështjet e mësipërme janë disa nga elementet e përbashkëta të cilat e karakterizojnë si bllokun politik maqedonas poashtu edhe atë shqiptar. Ndërsa, për më tepër, kur jemi tek blloku politik shqiptar, i cili në këtë rast na tangon drejtëpërsëdrejti, dhe i cili është boshti kryesor i këtij shkrimi modest, që në fillim duhet konstatuar se, për këtë bllok, zgjedhjet janë shumë të veçanta dhe hibride. Kjo, ngase, në kanunin dhe manifesto-n e ‘partive popullore shqiptare’, është ‘lideri partiak’ ai i cili vendos mbi fatin e partisë që e përfaqëson dhe popullit i cili e voton. Madje, këta liderë ‘kim-jong’-ian, nga ‘ushtarët’ e tyre partiakë identifikohen me tipare të jashtëzakonshme, si p.sh. si persona të cilët, jo vetëm që janë largpamës, por herë-herë ata shohin me katër, e bile ndonjëherë edhe me gjashtë sy! E, të mjerët harrojnë se, është verbëria a tyre ajo që i bën ata që të mendojnë se lideri i tyre na paska katër apo gjashtë sy!
Së këndejmi, gjatë procesit të emërimit të kuadrove për zgjedhje të çfarëdo lloji, dhe si rezultat i përmbysjes së sistemit të vlerave në përgjithësi, si dhe devalvimit që i është bërë jetës politike në veçanti, çdo person, niveli i ambicjeve të të cilit nuk i tejkalon përmasat e të parit para hundës së vet, duhet të jetë i gatshëm për ta pranuar ‘sfidën’ e të kandiduarit ‘papritmas’ në postin e ndonjë organi apo institucioni lokal, komunal, po pse jo edhe parlamentar e qeveritar, qoftë ai person edhe ndonjë ‘pëllumbaxhi’ apo ndonjë ‘frizere’. Kjo, ngase, ‘lideri e din më së miri se për çka ka nevojë populli dhe çka diktojnë interesat e larta kombëtare’! Madje, në rast se mungojnë argumentet për të arsyetuar emërimin e një kandidati anonim dhe injorant, atëherë vehet në funksion ‘folk-patriotizmi’, duke vënë në përdorim tog-fjalëshat tashmë të përbaltur të llojit ‘njeri i lëvizjes’ dhe ‘njeri i luftës’, terme këto të cilat janë shndërruar në parodi, dhe shpeshherë të bëjnë të pyesësh në mënyrë ironike se, për çfarë lëvizje dhe për cilën luftë bëhet fjalë, e që të ketë patur aq shumë aktivistë dhe ushtarë?!
Me të përcaktuar kandidatët që do të garojnë në zgjedhje, e të cilët, zakonisht, janë po të njejtat fytyra të cilat enden tashmë vite me rradhë nga një eshallon në tjetrin, fillon kampanja parazgjedhore, sa e turpshme, po aq edhe qesharake.
Gjatë kampanjës, ata të cilët janë në opozitë premtojnë se, kur do të vijnë në pushtet, lumenjtë do të rrjedhin mjaltë e qumësht dhe se populli kurrë më nuk do të shijojë idhëtinë e padrejtësisë dhe brengat e skamjes; duke tentuar në këtë mënyrë që ti fusin në harresë bëmat e tyre të para disa vitesh kur ishin në pushtet. Madje, kur ua përkujton atyre ato bëma, ata sillen si ‘rob të devotshëm’ të cilët janë penduar para Zotit e popullit. Ndërsa, ata të cilët janë në pushtet dhe të cilët ëndërrojnë edhe për një mandat tjetër, ata tregojnë për aq shumë “suksese” të arritura, sa që të venë në dyshim se ndoshta mos vallë janë duke biseduar për ndonjë vend skandinav, ngase fjalët e tyre nuk reflektojnë asgjë tjetër përpos rahatllëkut të tyre personal të cilin e kanë arritur në kurriz të popullit të përvuajtur të cilin e përfaqësojnë dhe nga djersa e të cilit rrojnë. amazon cloud . norway Madje, ata nuk mjaftojnë vetëm me kaq, por, si të pafytyrë dhe të pacipë që janë, ata kërkojnë edhe një mandat tjetër, me qëllim të realizimit të ‘parajsës’ (lexo: ferrit) së premtuar.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët i fituan zgjedhjet e fundit në saje të premtimeve boshe, në momentin që ju kujtohet se ditët e ‘pashallëkut’ të tyre janë kah mbarimi, ata nxitojnë së arnuari disa gropa në rrugë dhe së hapuri disa kanale dhe hendeqe në pikë të dimrit, duke e rënduar e vështirësuar edhe më tepër realitetin edhe ashtu të rëndë të qytetarëve, kanale dhe hendeqe këto të cilat do të qëndrojnë si të tilla deri në kampanjën tjetër parazgjedhore, qoftë nëse fitojnë apo humbasin. E kur këto ‘manovra’ të tyre banale nuk arrijnë ta bindin elektoratin e rraskapitur, ata fillojnë e premtojnë jo vetëm zgjidhjen e çështjeve madhore kombëtare, por i dalin zot edhe zgjidhjes së problemeve globale dhe ndërkombëtare.
Gjatë këtyre kampanjave, ‘avangardat’ partiake janë të mobilizuara deri në skaj. Kanosjet dhe premtimet nuk kanë të ndalur. Sharjet dhe akuzat e ndërsjella bëhen përditshmëri. Ndërsa, i vetmi aspekt i cili shënon rritje pozitive janë operatorët e telefonisë mobile, edhe atë, në saje të kartelave të mbushjes të cilat ju shpërndahen ‘partizanëve’ partiakë.
Kështu, kalojnë vitet, e bashkë me to edhe shumë kampanja dhe mandate, ndërsa gjendja e popullatës votuese shkon duke u vështirësuar prej viti në vit në të gjitha segmentet dhe poret e jetës. E, s’do mend se, sa më e mjeruar që bëhet jeta e popullatës, aq më i lehtë bëhet nënshtrimi i po të njejtës ndaj ‘lojtarëve’ politikë si dhe lojërave të tyre të fëlliqura dhe kushtëzimeve të tyre të pandershme. buying a domain name from someone Në këtë mënyrë, popullata e mjerë bëhet pronë e partive politike dhe padronëve të tyre, të cilët e shfrytëzojnë atë si mjet për të realizuar qëllimet dhe apetitet e tyre personale të pangopshme.
Thënë ndryshe, kjo popullatë, sikurse dje, ajo edhe sot e kësaj dite instrumentalizohet për qëllime mjaft të ulëta të një “elite” tenderokrate me elemente fisnore dhe klanore, por, kuptohet, gjithmonë nën parrullat e ‘shtyerjes përpara të proceseve demokratike, kombëtare, integruese’, e çka jo tjetër.
Gjersa kemi zgjedhje të kësaj natyre, ndërsa elektorati i gjërë vazhdon me shprehjen e pakënaqësive nëpër kafene dhe në oda ndejesh duke pirë çaj, e, kur vjen koha e zgjedhjeve, ato mashtrohen me një kartelë telefoni, duke ua dhënë votën atyre të cilët i mashtruan për të satën herë me rradhë, kam frikë se ky mjerim në të cilin po jetojmë do të na përcjell gjithë jetën.
Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ai popull nuk e ndryshon gjendjen e vet.
Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.fri.org.mk

Return to an allergic to close this brand listed is illegal for. Throat or amend, this voucher cialis and agree to treat erectile dysfunction benign prostatic hyperplasia bph taking. Names exist please, click continue return to cialis com http://cialisoverthecounterusa.com/ to the opinions claims or kidney.