Federata e Futbollit të Kosovës sapo ka dërguar dokumentacionet e duhura për një aplikim zyrtar për tu pranuar në Federaten Europiane të Futbollit (UEFA).
Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu e kanë dorëzuar aplikacionin e duhur, pas takimit që kanë pasur në selinë e UEFA-s me presidentin, Michel Platini.
Përveç, kësaj krerët e FFK-së patën edhe shumë takime me departamente të ndryshëm të UEFA-s si Departamenti ligjor, Departamentin e Garave dhe Departamentin e Licencimit të klubeve dhe të tjerë, shkruan Zëri.
“Dokumentacioni i dorëzuar është vlerësuar lartë dhe të cilin para mediave e lavdëroi edhe vet z. Platini. Aplikacioni do t’i dorëzohet KE të UEFA-s në mbledhjen e radhës ku do të procedohet më tutje në instancat e UEFA-s deri në pranimin e plotë të FFK-së në UEFA”, njofton FFK-ja.