Filloi cikli i ligjëratave mujore në Tetovë

Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë filloi ciklin e ligjëratave mujore.

Tema e parë e këtij cikli ishte “Bëhu shpresëdhënës” të cilën e ligjëroi teologeja Sumeje Peza. Ligjëruesja elaboroi temën duke përmendur disa ajete kuranore në të cilat tregohet vlera e optimizmit në Islam, histori të ndryshme të profetëve si dhe disa hadithe. Një ndër hadithet që theksoi, me të cilin edhe e përmbylli ligjëratën ishte: “E çuditshme është jeta e besimtarit, çdoher që e godet e mira e falenderon Allahun xh.sh, e kur e godet e keqja bën durim.”

Më pas të pranishmet treguan raste nga jeta e tyre në lidhje me optimizmin dhe patën hapësirë për të parashtruar pyetje.