Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, nisi me ciklin e ligjëratave “Shëmbëlltyra e myslimanes bashkëkohore.”

Në ligjëratën e parë, ligjëruese ishte teologia Esma Sherifi Kurti, e cila para të pranishmeve shtjelloi temën mbi jetën e gruas së Profetit a.s, Aishes r.a, e cila është shembull i një eruditeje të rrallë, duke qenë njohëse e mirë e shumë shkencave dhe disiplinave të ndryshme, si jurisprudenca, mjekësia, historia, letërsia etj.

Ligjërata u mbajt në lokalet e FRI-së, dega Kumanovë, ndërkaq edhe javët në vazhdim do të shtjellohen tema mbi femrat e suksesshme të historisë islame.