Në ambientet e Kafe Klub FRI, në Shkup, filloi realizimi i projektit të ri të quajtur “TALENTIUM”. Projekti “Talentium” në esënce është një program i detajuar i cili u dedikohet ekskluzivisht të rinjëve tanë, më saktësisht nxënësve të shkollave të mesme dhe i cili ka për qëllim zbulimin, shfaqjen dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të ndryshme tek ata.
Ky projekt do të realizohet nëpërmjet një vargu të trajnimeve dhe ligjeratave në 3 fusha bazike: komunikim, media dhe lidership. Arsyeja përse u zgjodhën këto fusha është se me të vërtetë ato do ta plotësojnë boshllëkun i cili vërehet tek rinia jonë, të cilët fatkeqësisht janë të plogësht, pa vetëbesim dhe vetëiniciativë.
Ky takim i parë me nxënësit e shkollave të mesmë u shfrytëzua si mundësi për ti njoftuar ata më detajitsh me programin e projektit “TALENTIUM”. Takimi filloi me një fjalim të kryetarit të Forumit Rinor Islam, z. Fevzi Musliu i cili mes të tjerash potencoi rëndësinë e aktiviteteve të kësaj natyre si dhe domosdoshmërinë për të shfaqur dhuntitë dhe aftësitë e rinisë, si parakusht për zhvillimin dhe avansimin e shoqërisë sonë. Pastaj koordinatori i projektit “TALENTIUM” në Shkup bëri një shpalosje të detajuar të programit që është paraparë për tu realizuar në këtë projekt, agjendën e trajnimeve dhe punëtorive.
Projekti në fjalë do të realizohet në katër qytete: Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Kërçovë.

Talentium - Shkup (3)
Filloi realizimi i projektit TALENTIUM në Shkup

Talentium - Shkup (4)
Filloi realizimi i projektit TALENTIUM në Shkup

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam