Teoria pa praktikë,do ishte e kotë,sepse thuajse të gjitha teoritë që formojnë teoricientët kanë qëllimin e mishërimit dhe futjes në praktikë të vlerave.Kur ne i themi dikuj mos ofendo duhet që dhe ne të jemi prej atyre që nuk ofendojmë dhe nënçmojmë të tjerët.
Allahu na lajmëron në Kuran në lidhje me fjalët dhe të thënurat pa veprimtari,pa veprime praktike. “O ju qe keni besuar, pse po thoni ate qe vete nuk e veproni. Te Allahu është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e veproni.” (Saf, 2-3).Një shprehje e urtë popullore thot : Me të thënë e me të bërë, janë një mal i tërë.E në fakt ashtu është sepse ne shohim shum njerëz që japin shumë fjalë por kanë shumë pak vepra.Definicioni i veprës pra është që kur ti i thua dikuj do të ndihmoj nesër pra duhet ti ndihmosh. Apo shumë ligjërues e musliman i sheh që përmendin shpesh hadithin e pejgamberit a.s : Nuk keni besuar deri sa nuk doni për vëllan tuaj atë që doni për vete.A vëllau jonë sonte nuk mund ta ketë bukën në shtëpi,apo vëllai jonë ska shtëpi kulëm mbi kokë kurse ne kemi tre shtëpi apo kemi shum hektarë tokë,ku është këtu dashamirsia dhe drejtësia karshi me vëllain tjetër. Po ku është dashamirsia kur një imam ka xhip makinë mijra euro kurse ne kemi musliman që skan një dhomë të vogël të veten për të fjetur gjumë. Ata që thrrasin në drejtësi janë bërë njerzit më të pa drejtë,ata që thrrasin në hadithin e të dashturit vëllait tonë atë që duam për vete janë bërë si papagalli që vetëm reciton.Pra ne shohim pasunikë të mëdhenj musliman dhe në krahun tjetër musliman që vdesin urie dhe skan kulëm mbi kokë.Kemi musliman që kanë shkuar në qabe dhjetra herë kurse në anën tjetër kemi musliman që skan kushtet jetike e jo më njëher të shkojnënë qabe,kjo qënka drejtësi o njerëz.
Islami nuk e ka kështu ,Muhamedi a.s ndante buken me të tjerët,kurse disa musliman që hiqen si modestë e mistikë hanë me plot lluks si dhe harxhojnë para në veshje ekstarvagante,kollarisen dhe mbajnë telefonët e firmave më të reja.Në fakt duhet tu ruhemi njerzve që premtojnë shumë sepse ata realizojnë pak mos të themi hiç fare ose aspak.Pejgamberi a.s thotë se : Shenjat e munafikut janë tre :Nëse flet gënjen,2. Nëse premton nuk e mban.3. Nëse i besohet diçka gënjen.Pra premton shumë me fjalë,por asnjë se vepron nuk e realizon pra gënjen.Shkrimtari Anglez William Sheakspear thoshte : Shumë zhurmë për asgjë.Sot ne shohim shumë ligjërues e zhurmues e thirrës, por aspak praktikues në atë të mirë që thrrasin.
Allahu xh.sh është i kënaqur me vepërmirët për ta do përgatis gjëra të bukura në xhenet si shkak i veprimeve të mira dhe veprave të mira në këtë botë e jo thjesht fjalëve boshe.Në lidhje me këtë Allahu na lajmëron në Kuran : E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.(Bekare-25).Prandaj besimtari lutet çdo namaz me duan Kuranore qe Allahu ti jap të mira në këtë botë dhe botën tjetër dhe ta ruaj nga zjarri.Pejgamberi sallallahu alejhi ve sellem ka thënë:Në Ditën e Gjykimit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në zjarr,do t’i dalin jashtë zorrët(të mbrendëshmet)e tij,dhe ai do të sillet rreth tyre ashtu si gomari në rrotën e mullirit.Do të mbledhen përreth tij banorët e Zjarrit(Xhehenemit)dhe do t’i thonë atij:”Cka ndodhi me ty o njeri?Po a nuk ishe ti ai që urrdhëroje për të mirë dhe ndaloje nga e keqja?”Atëher ,ai do të përgjigjet;”Po,unë urrdhëroja për të mirë (të tjerët)por vetë nuk veproja ashtu,ndaloja nga e keqja (të tjeret) e vetë e punoja atë(të keqën)”(Buhari dhe Muslim).
Si të ndryshojmë në këtë segment që çka të themi ta veprojmë :

  1. 1.      Kur të premtojmë diçka ta mbajmë fjalën
  2. 2.      Nëse punojmë diku ta rrespektojmë orarin kohën fikse
  3. 3.      Nëse le një takim me dikë mos e nënvlerso,rrespektoje kohën fikse që i ke premtuar
  4. 4.      Mos të flasim shumë e të veprojmë pak
  5. 5.      Më mirë pak fjalë e shumë vepra,se shumë fjalë e pak vepra
  6. 6.      Të flasësh shumë mund të sjellësh bezdisjen e të tjerve
  7. 7.      Lejoju mundësinë edhe të tjerve të flasin
  8. 8.      Dëgjoi dhe rrespektoi të tjerët kur flasin
  9. 9.      Mobilizoje veten në realizimin e objektivave ditore
  10. 10.  Vëja kusht vetes që çdo ditë të lësh minimumi një vepër të mirë për vete dhe të tjerët që do vijnë pas teje.