Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT” me rastin e fillimit të vitit shkollor 2014/15, uron të gjithë nxënësit e mësimdhënësit për një fillim të mbarë të procesit mësimor duke ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha se viti paraprak.
Arsimi është shtyllë kryesore për të hapëruar përpara, ndaj, shëndeti dhe mirëqenia na mundësoftë që të ecim sa më suksesshëm dhe me hapa gjigand drejt përparimit në fushën e dijes.
Shfrytëzojmë nga rasti që me theks të veçantë të urojmë të gjithë ata nxënës që sot për herë të parë ulen në bankat e shkollës, gjithashtu edhe ata nxënës të cilët për herë të fundit fillojnë vitin shkollor, sepse vitin pasues do jenë studentë – maturantët, me bindjen që përkushtimi për përzgjedhje të profesionit do të fillojë nga dita e sodit.
“FLUENT” uron  njëkohësisht edhe drejtoritë e shkollave, stafet profesionale, kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit e tjerë për përkushtimin e tyre në punën e tejet fisnike që e bëjnë, për t’ua hapur dyert e suksesit gjeneratave të reja.
 
Urime, suksese dhe ju përcjelltë mbarësia.
 
Zoti, ka bekuar e veçuar atë që përpiqen për të zënë dije.
Me nderime,
Stafi menaxhues, administrativ dhe mësimdhënësit e “FLUENT”