Fondacioni Albiz me realizimin e programit ‘Bursa për nxënës dhe studentë’, prioritet dhe qëllim kryesor ka ngritjen dhe avancimin e të rinjve. Programi bursave për nxënës dhe studentë paraqet njërin ndër programet kryesore i cili aplikohet prej vitesh nga Fondacioni Albiz.
Me anë të këtij programi  Fondacioni Albiz ndikon në rritjen e cilësisë arsimore ku këta nxënës dhe studentë do të i shndërrojnë rezultatet e tyre të shkëlqyera në kontribut për zhvillimin e shoqërisë. Në parim bursa është mbështetje financiare për grupet e synuara, mirëpo ky program të cilin e implementon Fondacioni ALBIZ është një mundësi dhe motiv shtesë për nxënësit dhe studentët drejt zhvillimit të tyre, ngritjes individuale dhe profesionale në sferat të cilat ata mësojnë apo studiojnë.
Programin ‘Bursa për nxënës dhe studentë’ Fondacioni ALBIZ  e realizon nëpërmjet dy konkurseve

  • Konkurs për 40 Bursa për nxënës të shkollave të mesme
  • Konkurs për 160 Bursa për studentë

Bursa për nxënës të shkollave të mesme është kategori në të cilën kanë të drejtë aplikimi të gjithë nxënësit e shkollave të mesme publike,  duke filluar nga viti i dytë i ciklit mësimor. Fituesit e bursës do të marrin bursë gjatë gjithë vitit mësimor (nëntë muaj). Vlera e bursës për këtë kategori është 1.800,00 denarë në muaj.
Bursa për studentë është kategori në të cilën kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) të cilët studimet e tyre i ndjekin pranë Universiteteve Shtetërore në R.Maqedonisë, Universitetin e Evropës Juglindore si dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, duke filluar nga viti i dytë i studimeve. Fituesit e bursës do të marrin bursë gjatë gjithë vitit akademik (nëntë muaj). Vlera e bursës për këtë kategori është 4.200,00 denarë në muaj.
Aplikacionet dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.
Aplikimet bëhen në afatin vijues :

  • Bursa për nxënës të shkollave të mesme prej 17.10.2016 (e hënë) deri më 31.10.2016 (e hënë) nga ora 09:00 deri ora 16:00 (të shtunën deri ora 12:30).
  • Bursa për studentë prej 01.11.2016 (e martë) deri më 25.11.2016 (e premte) nga ora 09:00 deri ora 16:00 (të shtunën deri ora 12:30)

Shkarko konkursin dhe aplikacionin për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2016/17
>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin për nxënës të shkollave të mesme<<
>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin për nxënës të shkollave të mesme<<
 Shkarko konkursin dhe aplikacionin për student për vitin akademik 2016/17
>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin për  student<<
>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin për student<<