Lidhja Botërore Muslimane organizoi një Forum Ndërkombëtar me titull “Të përbashkëtat dhe dallimet në mes të Mendimit Islam dhe Perëndimor në Madrid, Spanjë.”
Sipas gazetës Al-Riad, programi u mbajt më 27 dhe 28 nëntor 2014, me pjesëmarrjen e Abdullah bin Abdul Muhsin el-Turki, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, si dhe një numër i dijetarëve, figura akademike dhe studiues të ndryshëm.
Rëndësia e qartësimit të mendimit Islamik dhe Perëndimor dhe duke  përfituar më të mirën prej të dyjave me qëllim të forcimit të marrëdhënieve dhe rinovimin e metodave dhe ndërveprimeve ndërmjet kombeve dhe kulturave të ndryshme në mënyrë që të prezantojnë  realitetin e Islamit dhe kulturës Islame ishin ndër temat që u theksuan  në forum.
Pjesëmarrësit dënuan, gjithashtu,  krimet e kryera nga ekstremistët në Irak dhe Siri dhe bën thirrje për përpjekje serioze për të vendosur paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.
Ata, gjithashtu, theksuan nevojën e zhvillimit të bashkëpunimit në mes të Qendrës Kulturore Islame të Madridit dhe institucioneve të lidhura me pjesëmarrësit në programin për realizimin e objektivave të përbashkëta.
Tema të tjera të forumit përfshinte edhe organizimin e takimeve shkencore dhe me ndikim për të rritur marrëdhëniet mes muslimanëve dhe Perëndimit dhe për të zhvilluar Shoqërinë Muslimane në Spanjë.
Nevoja dhe rëndësia e dialogut, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe thellimin e mendimit të vërtetë fetar në mesin e pakicave muslimane për të shmangur paragjykimet racore ishin tema të tjera të paraqitura në këtë ngjarje.
Forumi Ndërkombëtar përfshinte seanca të ndryshme si pikat e përbashkëta ekonomike, intelektuale dhe sociale në mes të Islamit dhe Perëndimit, që u kryesua nga Sami Al-Mishtavi, i ngarkuar me çështjet kulturore dhe të informacionit në Qendrën Kulturore Islame të Madridit, dhe drejtuar nga Rashid Al-Hurr, pedagog i Departamentit të Gjuhës Arabe në Universitetin e Salamanca-s, dhe Nicolas Nebout, pedagog i Departamentit të Gjuhës Arabe në Universitetin Malaga të Spanjës.
Diversiteti kulturor dhe promovimi i tolerancës ishte titulli i një tjetër sesioni shkencor kryesuar nga Nicolas Neubout dhe drejtuar nga Sami Al-Mishtavi, i cili foli për Tolerancën në Islam./mediaelire/