Forumi Rinor Islam-Dega Kumanovë, organizoi nje koktej modest,me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.
Në këtë koktej, të pranishëm ishin anëtarë dhe aktivistë të FRI-së, me ç’rast fjalë rasti pati kryetari i FRI-së Dega Kumanovë, Liridon Ismaili, i cili duke lutur Zotin, që të na i ketë pranuar veprat e mira në këtë periudhë mjaft të vlefshme, nisi fjalën e tij dhe përfundoi duke iu drejtuar të pranishmëve me disa këshilla për përmirësim si në aspektin individual, ashtu edhe kolektiv dhe me theks të veçantë potencoi rëndësinë e kësaj feste dhe mësimet që mund të nxjerrim nga to.
Pjesa tjetër ishte e lirë, ku të pranishmët patën rastin për diskutime në lidhje me ngjarjet aktuale.