Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, realizoi iftar në rajonin e Karadakut.

Fjalë përshëndetëse kishte kryetari i FRI – së Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili tregoi për veprimtarinë dhe aktivitetet që realizon Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në kuadër të muajit të shenjtë Ramazanit.

Më pas fjalë rasti kishte edhe hoxha i nderuar Fejsall Kadriu i cili i përshëndeti të pranishmit duke iu drejtuar atyre me disa këshilla të shkurtëra për vlerën e këtyre netëve të mëdha të muajit të bekuar Ramazanit.

FOTO