Pjesëmarrës në këtë iftar ishin rreth 150 persona, ku morën pjesë përfaqësues të komunës së Sarajit, drejtorë të shkollave fillore, hoxhallarë, aktivist të FRI-së si dhe popullata e kësaj rrethine të Dërvenit.
Fjalë rasti pati hoxhë Shaban Tahiri, që tha: “Ramazani është ky muaj që na bashkon, i bashkon zemrat tona, e shton dashurinë vëllazërore, na tuboi ky iftar në këtë ambient të bukur me shpresë që edhe më tutje të jemi bashkarisht siç jemi sonte.”
Tubimi u begatua me disa këshilla nga kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup z.Hasan Baftijari. Për vlerën e këtij muaji ai tha: “Allahu e zgjodhi këtë muaj nga të gjithë muajt tjerë, lumturinë e agjërimit e përjeton vetëm ai që agjëron”
Iftari qe pjesë e aktiviteteve që Forumi Rinor Islam – Dega Shkup organizon përgjatë muajit Ramzan.

IMG_3207
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup shtroi iftar në parkun e Sarajit

IMG_3225
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup shtroi iftar në parkun e Sarajit

IMG_3279
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup shtroi iftar në parkun e Sarajit

IMG_3363
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup shtroi iftar në parkun e Sarajit