Më 29.12.2012 (e Shtunë) në zyrat e saja në Tetovë, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, mbajti kuvendin vjetor. Në këtë kuvend u raportua për aktivitetet e realizuara nga FRI-Dega Tetovë gjatë vitit 2012, rezultatet që ishin aritur si dhe sfidat që ka patur dega e Tetovës në këtë periudhë.
Të pranishëm në këtë kuvend ishin shumica e anëtarëve, të cilët pasi miratuan raportin vjetor përshkrues dhe atë financiar, gjithashtu miratuan edhe disa ndryshime të anëtarësisë. Respektivisht, u larguan 5 anëtarë të kuvendit dhe këto vende u zavendësuan me anëtarë të rinj, të propozuar nga kryetari I kuvendit dhe që u miratuan nga kuvendarët me shumicë votash.
Kuvendi gjithashtu dha edhe disa sugjerime dhe këshilla për kryesinë e Degës së Tetovës për disa aktivitete të reja që duhet të përfshihen në vitin e ardhshëm dhe mundësinë e bashkëpunimit me disa organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Pas përfunditmit të seancës kuvendarët patën një koktel të organizaur nga FRI Dega Tetovë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam