Forumi Rinor Islam, festë me maturantet e Kumanovës

Sektori i Femrës, pranë Forumit Rinor Islam, dega Kumanovë, për mbrëmjen e 29 majit, organizoi një darkë solemne për maturantet.

Përveç tyre, të pranishme ishin edhe anëtare e aktiviste të Sektorit të Femrës, Kumanovë.

Pas darkës pasoi një program i shkurtër i përgaditur nga vetë maturantet, përfshirë kështu poezi, ilahi dhe disa këshilla.

Në emër të maturanteve, fjalë përshëndetëse pati Adelina Mustafa, e cila përcolli falenderime deri te Forumi Rinor Islam për këtë organizim.

Dhe, në fund, Forumi Rinor Islam – Sektori i Femrës maturanteve iu dhuroi nga një dhuratë modeste si dhe nga një komplet librash prej shtëpisë botuese “Furkan ISM”, nga Shkupi.

Të ngjajshme