Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, për të pestin vit me radhë organizoi me suskses turneun tradicional “Muhamedali Jashari”. Turneu u mbajt në sallën sportive të shkollës së mesme “Zef Lush Marku”.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin nxënës e student të cilët garuan me skuadrat e tyre.
Aktiviteti në fjalë ka karakterin garues dhe zgjati dy ditë. Në ditën e parë morën pjesë 22 skuadra nga Shkupi dhe Kumanova, dhe u luajtën 11 ndeshje kualifikuese. Në ditën e dytë të turneut u luajtën ndeshjet e mbetura si dhe finalja e turneut.

Me këtë rast fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i FRI-së Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa.
Shpërndarjen e mirënjohjeve e bëri përgjegjësi i këtij aktiviteti Afrim Demiri. Si golashënues më i mirë u shpall Jusuf Sulejmani, portieri më i mirë u shpall Visar Krivanjeva dhe lojtari më i mirë u shpall Dionis Ukshini.
Në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në realizimin e këtij turneu u dha mirënjohje edhe referëve Samet Sinani dhe Metin Abdulla.
Skuadrat fituese të këtij turneu dolën:
Vendi i parë – skuadra “Dëshmori Arben Bajrami”
Vendi i dytë – skuadra “Vishtica”
Vendi i tretë – skuadra “Ertan Shakiri” 
Ndarjen e trofeut për skuadrën më të mirë të këtij turneu e bëri babai i të ndjerit Muhamedali Jashari.
Të gjitha mjetet e grumbulluara do t’iu dedikohen familjeve skamnore.
13062917_1356588771024226_344587712654272640_o 13087201_1356588427690927_5776924812900856962_o