Forumi Rinor Islam -Dega Shkup në shenjë respekti dhe vlerësimi për 7 marsin – Dita e Mësuesit, dhuroi buqet me libra mësuesve veteranë në shkollat shqiptare në Shkup dhe në rrethinë.
Duke pasur parasysh për rolin e edukimit që ka mësuesi për formimin e personalitetit tek nxënësi, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup shpërndau libër me tematikë edukative, ngase edhe njëherit për t’ua përkujtuar për funksionin që ka mësuesi.
Librat u shpërndanë në shkollat fillore: “Liria”, “26 Korriku”, “Adem Jashari”, “Ismail Qemali”, “Imri Elezi”, “Kongresi i Manastirit” – Shkup, “Dituria”- Saraj, “Ibe Palikuqi”- Llaskarcë, “Drita”- Rashçe, “Naim Frasheri”- Moranë, “Naim Frashëri”- Studeniçan, “Alija Avdoviç”- Batincë, “Gjergj Kastrioti Skenderbe”- Haraçinë, “25 Maji”- Hasanbeg.
Aktivistët që shpërndanë, u ndanë të mirënjohur dhe duke ju dëshiruar të jenë edhe më tej të nderuar, e të palodhur në profesionin e tyre fisnik.

7 Marsi  (1)
Forumi Rinor Islam shënoi 7 marsin

7 Marsi  (2)
Forumi Rinor Islam shënoi 7 marsin

7 Marsi  (3)
Forumi Rinor Islam shënoi 7 marsin

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam