Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë” shtroi tryezë me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit. Të ftuar në këtë tryezë ishin aktivistët, anëtarët, kryesitë e degëve të FRI-së si dhe disa organizata që kanë bashkëpunim të mirëfillt me FRI-në dhe O.H. Kalliri i Mirësisë.
Fjalë pershëndetëse kishte kryetari i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, hoxhë Rufat Sherifi i cili mes tjerash theksoi: “Kurban Bajrami përcjell mesazhin e sakrificës, ndihmën e nevojtarëve si dhe ta kemi nijetin e sinqertë për ndihmat të cilat i ofrojmë”.
Fjalë rasti pati edhe kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani i cili mes tjerash veçoi “… ju jam mirënjohës që ju përgjigjet ftesës sonë dhe jemi të hapur në idetë të cilët mund ti shprehni deri tek ne për aktivitete të ndryshme”.

Tubimet e këtilla janë shndërruar në traditë që vite me radhë organizon Forumi Rinor Islam.
anigif