Forumi Rinor Islam dega në Kumanovë, muajin e Ramazanit e ka filluar me aktivitte të ngjeshura.
Pas shperndarjes se fleturimeve, kësaj radhe ka vazhduar me shpërndarjen e shportave të cilat u dedikohen të varfërve, skamnoreve dhe bonjakëve.
Me datë 10.07.2013 dhe 11.07.2013 aktivistët e Forumit Rinor Islam-dega në Kumanovë shpërndanë 510 shporta me produkte elementare për një familje në komunën e Kumanovës dhe Likovës.
Në komunën e Kumanovës rrespektivisht në qytet u shpërndanë 180 shporta, poashtu shporta u shpërndanë edhe në fshatin Sopot ku u shpërndanë 50 shporta të ramazanit. Në komunën e Likovës u shpërndane 280 shporta në fshatrat: Sllupcan 100 shporta, Orizare 80 shporta, Vaksincë 100 shporta.
Ky aktivitet do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ndërkohë njoftojmë të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të ndihmojnë se Shporta e Ramazanit në Kumanovë organizohet te “Musli Market” që gjendet në afërsi të tregut të gjelbërt. Gjithashtu, ky aktivitet I ngjashëm realizohet edhe nga dega e Tetovës në marketin “Ramstore” në Tetovë.

shporta 1
Forumi Rinor Islam dega Kumanovë bën shpërndarjen e mbi 500 shportave të ramazanit

 

Zyra për marrëdhënie me publikun