Momentalisht është pjesë e gjigantit gjerman të futbollit Bayern Munich dhe konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë

Kur ishte 3 vjeç pësoi një aksident të rëndë trafiku në të cilën mori plagë që ende janë të dukshme në fytyrën e tij.

Ka lindur më 1 në prill 1983. në Boulogne -sur- Mer të Francës. Përmes gruas së tij, Vahides, me origjinë marokene apo algjeriane, Frank është konvertuar në Islam. Njerëzit e tij të afërt thonë se këtë Ribery e ka bërë për vete, jo për gruan e tij dhe se ai ishte besimtar shumë i ndershëm dhe i devotshëm.

Dëshmi e gjithë kësaj janë duart e tij të shtrira dhe lutjet drejtuar Allahut, që gjithmonë mund të shihen para ndeshjes!

Deklarata e tij për një gazetë të shquar franceze: “Si fëmijë, gjithë kohën time e kam kaluar me muslimanë. Kjo është zgjedhja ime. Askush nuk më tha ta bëj këtë. Arsyet e ima preferoj t’i mbaj për vete.”

Disa pohojnë se konvertimi i tij në Islam ndodhi në vitin 2002, por këtë zyrtarisht e ka konfirmuar në vitin 2006. Në një rast për media ai tha: “Feja është çështje ime personale. Unë jam besimtar, dhe që nga momenti që kam përqafuar Islamin, unë jam bërë më i fortë, mentalisht dhe psiçikisht. Feja nuk ka ndryshuar karakterin tim dhe të menduarit në lidhje me botën”.

Shumicës, e në veçanti ‘sportistëve’ kjo duhet t’ju shërbej si mësim.