Forumit Rinor Islam – Dega Shkup mbajti kuvendin raportues për vitin 2016 në Info Qendrën në Shkup.

Kuvendi filloi me leximin e disa pjesëve nga Kurani Fisnik. Mes mysafirëve që ishin prezent ishte edhe ish kryetari i Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliu i cili mbajti fjalim përshëndetës, përgëzoi për aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti dhe mes tjerash tha: “Kur na mundëson Allahu ta shijojmë një aktivitet duke dashur ta nxjerrim në pah nurin e Islamit në sipërfaqen e dheut kjo është një argument që Zoti dëshiron të na përdorë për të mirë. Ajo që na bën të ndjehemi edhe më mirë neve si paraardhës tuaj, është puna juaj, vullneti juaj, entuziazmi edhe më i lartë. Dhe vetëm nëse keni vullnet të mirë, vizion të qartë pa marrë parasysh rezultateve Allahu do e ndryshojë gjendjen dhe e ardhmja do të jetë e jona. Zoti ju shpërbleftë dhe ju përdortë për të mirë.” 

Më pas si kryetar i ri i kuvendit të FRI – së Dega Shkup u zgjodh Mr. Burhanedin Nuhiju. Pastaj vijoi raporti i aktivitetit njëvjeçar i FRI – së Dega Shkup, të cilin para kuvendarëve/kuvendareve dhe mysafirëve e prezantoi kryetari i FRI – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa.

Fillimisht falenderoi të pranishmit që u janë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në këtë kuvend dhe më pas në mënyrë të detajuar prezantoi aktivitetet të cilat ka realizuar FRI – Dega Shkup përgjatë periudhës Janar-Dhjetor 2016. Pas kësaj kryetari prezantoi edhe raportin financiar përgjatë kësaj periudhe, raporte këto të cilat u miratuan nga kuvendarët. Në fund të pranishmit u njoftuan edhe me aktivitetet që Forumi Rinor Islam synon t’i realizon gjatë vitit 2017.

anigif