Me datë 20.03.2015, ne ambientet e Info Qendrës se FRI-së në Shkup, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup organizoi kuvendin e IX raportues për aktivitetet që janë realizuar gjatë vitit 2014. Kuvendi u hap me lexim të disa ajeteve nga Kur’ani i madhërishëm nga hoxhë Sali Bislimi për të pasuar me disa fjalime përshëndetëse nga ish kryetari i degës së Shkupit z. Zulqefli Sinani dhe kryetari aktual i Forumit Rinor Islam z. Fevzi Musliu.
Punimet e kuvendit filluan me prezantimin e detajuar të raportit të aktiviteteve nga kryetari i degës së Shkupit z. Hasan Baftijari. Aktivitetet që realizoi dega e Shkupit gjatë vitit të kaluar ishin të shumta dhe të larmishme. U realizuan kampanja, tribuna, ligjerata, seminare, trajnime dhe vizita. Ndër to vlen të përmenden kampanja “Ta njohim Muhammedin a.s.”, Dita ndërkombëtare e studentit, projekti 5 mujor “Talentium” etj.
Në fund kuvendi u përmbyll edhe me shfaqjen e aktiviteteve të cilat planifikon ti realizojë dega e Shkupit gjatë vitit 2015, gjegjesisht u prezantua lista e aktiviteteve në nivel të sektoreve që veprojnë në kuadër të Forumit Rinor Islam – Dega Shkup. Kryetari në fund i faleminderoi të gjithë kuvendarët e degës së Shkupit për angazhimin e tyre në realizimin e aktiviteteve dhe mbeti me shpresë që në të ardhmen dega e Shkupit do të vazhdojë me tempon e njëjtë për të realizuar aktivitetet e planifikuara.

Kuvendi Shkup (1)
FRI dega Shkup mbajti kuvnedin vjetor

Kuvendi Shkup (2)
FRI dega Shkup mbajti kuvnedin vjetor

Kuvendi Shkup (3)
FRI dega Shkup mbajti kuvnedin vjetor

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam