Në qendër të qytetit të Tetovës, Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë organizoi Mbrëmjen Kuranore.
Në fillim të kësaj mbrëmjeje fjalë rasti pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, i cili përshëndeti të pranishmit, falenderoi mysafirët si dhe shkurtimisht foli edhe për vlerën e këtij muaji dhe aktivitetet q ky asociacion qytetar ka organizuar për nder të Ramazanit.

Hafëzllarët e kësaj mbrëmjeje, Flamur Kasami, Armend Beqiri dhe Ajdin Aliu, grumbulluan në shesh të qytetit një numër të madh qytetarësh e përcollën kështu emocione të shumta me këndimin e tyre.
Fillimisht, para të pranishmëve doli për të lexuar nga Kurani famëlartë hafëzi më i ri i Tetovës i cili hivzin e kreu në vitin 2015 dhe ishte vetëm 10 vjeç, Nexhat Alija.

Përndryshe, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë ka organizuar një numër të madh aktivitetesh, ku të ngjashëm e të ndryshëm do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Kurse Mbrëmja Kuranore ishte aktiviteti qendror në këtë qytet.

FOTO