Forumi Rinor Islam, Dega në Tetovë bëri shpërndarjen e 200 pakove ushqimore në kuadër të Shportës së Ramazanit.

Shpërndarja është bërë në rajonin e Tearcës duke filluar nga fshati Tearcë, Përshefcë, Gllogjë, Dobrosht, Nerasht, Odër, Orashë dhe Jazhincë.

Aktiviteti i sivjetëm është i shtrirë në tre lokacione ku ka supermarkete Ramstore edhe atë në qendër të qytetit, afër USHT-së dhe në Palma Mall.

Gjatë kësaj periudhe qe nga fillimi i Ramazanit janë grumbulluar më shumë se 1000 pako. Ky aktivitet ka për qëllim të takoj njerëzit human me nevojat e të varfërve, jetimëve etj.

2