Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në vazhdën e aktiviteteve të Netëve të Kulturës Islame, organizoi edhe ligjëratë me hoxhën e mirënjohur Halil Avduli, nga Kosova.

Hoxha në fjalë, gjatë ligjëratës së tij, publikut kumanovar iu drejtua me disa këshilla të shkurtëra, në lidhje me ndërtimin e karakterit dhe personalitetit të duhur në Islam.

Njëherit, në këtë natë, u bë edhe përmbyllja e Netëve të Kulturës Islame, në të cilën u përfshinë edhe aktivitete artistike, kulturore e fetare si : ekspozita e pikturave, kuizi, shitja e ëmbëlsirave dhe librave si dhe shfaqja e filmit “Hakmarrja dhe Islami”.