Në trajnim pjesëmarrësit, anëtarët e FRI-së, diskutuan rreth aktiviteteve gjatë vitit 2016 si dhe planifikuan për vitin 2017. Udhëheqës të këtyre punëtorive ishin kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani si dhe nënkryetari, Berat Limani. Pjesë e programit ishte edhe ligjërata rreth sakrificës dhe vullnetit për punë të mira, ligjëruar nga teologu Hasan Baftijari.

Trajnimi u mbajt në Bursë të Turqisë, që përfshiu edhe vizita dhe shëtitje në disa vende të qytetit.

Poashtu, pjesëmarrësit vizituan edhe komunën e Bursës, ku u pritën nga kryetari i saj, Rexhep Altepe, i cili shprehu mirënjohje si dhe gatishmëri për bashkëpunime të mundshme me FRI-në. Për kryetarin Altepe, kryetari i FRI-së ndau një dhuratë modeste. 

anigif