Forumi Rinor Islam – Dega Shkup bëri të mundshëm takimin mes aktivistëve dhe një përfaqësuesi nga OJQ, hoxhë Aziz Bajram – kryetar i shoqatës Gönül Kuşagi nga Koxhaeli i Turqisë.
Hoxhë Bajrami bëri prezentimin e shumë aktiviteteve të cilët i realizojnë në Turqi, aktivitetin të cilin e veçoi ishte vizita të cilën e kishin realizuar në Afrikë ku tregoi eksperiencën e tij, jetën, kulturën dhe religjionin në atë vend. Ndër tjerash potencoi edhe dashurinë e flaktë që kishin për praktikimin e fesë islame me ato kushte të vështira të cilat i posedonin, por mbi gjithash nuk ju mungonte as buzëqeshja e cila i veçonte edhe me tepër.

anigif