“Të rinjtë proaktiv” ishte tema e seminarit të organizuar nga Asambleja Botërore e Rinisë Myslimane. Seminari u mbajt në Sarajevë, ku morrën pjesë të rinj nga shtete të ndryshme të Europës, përfaqësues të organizatave të ndryshme, të cilët prezantuan organizatat e tyre si dhe aktivitetet që realizojnë.

Forumi Rinor Islam në këtë seminar u përfaqësua nga anëtarët Abdulhamid Mustafa dhe Vullnet Selmani, të cilët prezantuan FRI-në dhe i njëjti u perzgjodh si më i miri nga prezantimet te cilët u bënë në këtë seminar.