18 semimaturantë dekorohen si më të mirët e Tetovës nga FRI

Për 13 vite më rradhë Forumi Rinor Islam- Dega në Tetovë organizoi manifestimin e shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë dhe rrethinë nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”.
Manifestimi u mbajt në sallën e Komunës së Tetovës ku të pranishëm ishin një numër i madh nxënësish, prindërit e tyre, drejtorë shkollash, udhëheqës institucionesh komunale si dhe aktivistë të shumtë të FRI-së.
Në fillimi ishin fjalimet e të pranishëmeve të cilët folën për rëndësinë e mbajtjes së këtij aktiviteti. Fjalë rasti mbajti kryetari i FRI-së Fisnik Shabani i cili theksoi rëndësisinë dhe intencën pse pikërisht FRI në qytetin e dijes nisi këtë organizim vite më parë. Pjesë e këtyre fjalimeve përshëndetëse ishin edhe ata që udhëheqin me institucionet e Tetovës. Kësisoji, për përkrahjen që FRI ua jep nxënësve dhe duke inkurajuar këtë institucion që të vazhdojë në rrugën e trasuar, foli edhe Ahmed Qazimi, përgjegjës për veprimtari publike në Komunës e Tetovës, ndërkaq në fund fjalim përshndetës pati edhe nikoqiri i këtij aktiviteti Mevlan Abazi, kryetar i degës së FRI-së në Tetovë i cili falenderoi drejtorët e shkollave për bashkëpunim korrekt me FRI në realizimin e këtij aktiviteti.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe programi artisitik i përgatitur nga nxënësit që ishin pjesë e projektit “Talentium”, me çrast u shfaqën Jehona Zenuni me fjalimin motivues ” unë jam ai/ajo që jam”, dhe dokumentari me titull “Unë kam një ankth”.
Çmimin “Ikre” e fituan 18 nxënës të shkollave fillore të Tetovës dhe komunave për rreth, ku çdo shkollë nga ana e kolegiumit të arsimtarëve dhe drejtoritë përkatëse e kanë zgjedhur semimaturantin më të mirë të shkollës së tyre.
Të gjithë nxënësit u dekoruan me lëvdata, nga një pako me libra nga shtëpia botuese FURKAN ISM – Shkup dhe me një shumë simbolike parash.