Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë Ramazanit, realizoi iftarin tradicional dhe program modest në bashkëpunim me komunën e Studeniçanit, në fsh. Studeniçan.
Pjesëmarrës në këtë iftar ishin hoxhallarë, drejtorë, profesorë, studentë, donatorë dhe popullata e gjërë nga rajoni i Karshiakës.
Hapja e programit filloi me recitimin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Musli Musliu. Më pas fjalë përshëndetëse kishte kryetari i FRI -Nëndega Karshiakë Burhanedin Nuhiju, i cili tregoi për veprimtarinë dhe aktivitetet që realizon dhe që do t’i realizojë FRI – Nëndega Karshiakë.
Të pranishmit poashtu i përshëndeti edhe kryetari i FRI Dega Shkup Abdulhamid Mustafa i cili theksoi se Forumi Rinor Islam ka për synim një sërë aktivitetesh në rajonin e Karshiakës ku disa prej tyre tani më janë realizuar vite me radhë.
Musafir në këtë program ishte profesori i mirënjohur nga Kosova, prof. Avni Tafili i cili theksoi se “… Islami është fe e lehtësisë dhe jo vështirësisë dhe se agjërimi është betejë individuale dhe shpërblimi është i pakufishëm nga ana All-llahut subhane ve teala”

FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë Si dhe pse agjërojmë ''  (1)
FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë “Si dhe pse agjërojmë ”

FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë Si dhe pse agjërojmë ''  (2)
FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë “Si dhe pse agjërojmë ”

 
FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë Si dhe pse agjërojmë ''  (3)
FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë “Si dhe pse agjërojmë ”

FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë Si dhe pse agjërojmë ''  (5)
FRI Nëndega Karshiakë organizon ligjëratë me temë “Si dhe pse agjërojmë ”