Aktivistët e Forumit Rinor Islam në fshatin Radushë me sukses realizuan aktivitetin për fillimin e vitit të ri shkollor. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Forumi Rinor Islam shpërndau fletore për gjithë nxënësit e SH.F. “Faik Konica”. Në aktivitet u përfshinë 251 nxënësit e shkollës për të cilët u shpërndanë mbi 1400 fletore duke përfshirë këtu edhe nxënësit e shkollave periferike në fshatin Dvorcë dhe Orashë e poshtme.
Gjithashtu në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë” për 20 nxënës jetimë dhe skamnorë u sigurua nga një çantë me të gjitha mjetet e nevojshme shkollore.
Vlen të ceket se ky aktivitet realizohet për herë të parë në këtë fshat.

Foto Radushe 2014  (3)
FRI-Nëndega në Radushë gëzoi nxënësit e Sh.f.”Faik Konica”

Foto Radushe 2014  (5)
FRI-Nëndega në Radushë gëzoi nxënësit e Sh.f.”Faik Konica”

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam