Forumi Rinor Islam – Nëndega Shemshovë, tani më 4 muaj me rradhë organizon kursin e rregullt të Kur’anit, i cili mbahet dy here në javë me aktivistë të nëndegës, kryesisht nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, me hoxhën Mevlan Abazi. Pas katër muajsh ushtrime dhe punë, grupi i pare filloi me leximin e Kur’anit Famëlartë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që rininë tone ta forcojë në rrugë të drejtë dhe për aktivitetet e këtilla, t’i shpërblejë në të dy botët.
Muhammedi a.s. ka thënë: “Ai i cili lexon një shkronjë prej librit të Allahut e ka një sevap dhe një sevap shpërblehet dhjetë fish. Nuk po them (ELIF- LAM -MIM) një shkronjë, mirëpo Elifi një shkronjë, Lami një shkronjë dhe
Mimi një shkronjë.”
12715781_1077252192296684_7580783001549054058_n 12729358_1077252235630013_3359351898271971010_n