Me rastin e ditës ndërkombëtare të studentit, FRI në objektin e Univerzitetit Shtetëror të Tetovës mbanë tribunë me studentët e këtij univerziteti me moton “Studentët, fuqia e ndryshimit”.
Tribuna filloi në orën 13.00 atëher kur amfiteatri ishte i mbushur përplot me student/e të cilët kishin shprehur interesimin e tyre. Fillimisht tribunën e hapi zotëri Mr. Driton Kuçi, si profesor dhe përgjegjës në USHT-Shkup i cili me nje përshendetje islame u uroj mirëseardhje studentëve dhe përfaqësuesve të FRI. Veç tjerave zotri Kuçi potencoi se Univerziteti Shtetëror i Tetovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në përkrahjen e FRI kurdoqoftë dhe në cilindo qytet qoftë, që FRI të organizojnë tribuna, të komunikojnë me studentët dhe kështu të ngrisin nivelin intelektual dhe paqësor tek studentët si bërthamë progresive.
I dyti që mori fjalën ishte zotri Mr. Milazim Mustafa i cili në fjalimin e tij preki disa ngjarje historike që kanë ndikuar në rrëthanat shoqërore që nga shekulli kaluar duke potencuar: Lëvizjet studentore të viteve të 60-ta të shekullit të kaluar që dridhën botën me protestat kundër kolonializmit, kundër racizmit, kundër luftërave të ndryshme e kështu me radhë, e më pas edhe aktivitetet studentore në trojet shqiptare si demostratat e vitit 1981 në Kosovë, demostratat kundër komunizmit dhe regjimit Enverist në Shqipëri dhe demostratat kundër nacionalizmit serb në Kosovë. Porositë e zotri Mustafës ishin që studentët të grisin nivelin e tyre kulturor, arsimor dhe shkencor si dhe nivelin intelektual, por edhe ta ngrisin zërin e tyre kundër padrejtësive dhe devijimeve sociale, por edhe të marrin iniciativa dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në jetën publike.
Në fund fjalën e morri edhe kryetari i FRI në Shkup, teolog Hasan Baftjari i cili padyshim kishte shumë porosi për studentët. Zotri Baftjari shpaloste teori nga mendimtarë të lashtë, hadithe dhe shembuj nga jeta e përditshmë. Në fillim i përshendeti studentët me fjalën e All-llahut duke na bërë me die se Ai krijoi natën që dita të ketë kuptim, krijoi thatësin që uji të ketë kuptim, krijoi sëmundjen që shëndeti të ketë kuptim dhe krijoi këtë jetë që jeta e amëshueshme të ketë kuptim.
Fjalimi i tij kryesisht u bazua në slloganin ”Atëherë lexonim që të mësojmë, sot po mësohemi që të lexojmë”. Nuk mbetën pa u prekur edhe tema nga ndikimi i civilizimit islam në Evropë, univerzitetet e para në Spanjë (Kordoba) dhe kultura e popujve islam që ai i rrumbullaksoi me një citim: “Atëherë si kemi qenë ne Europa është sot, në ato univerzitete që kemi pasur ne u zhvilluan shkencat dhe morën shembull univerzitetet tjera që ekzistojnë sot”.
Dituria ishte pika e fokusimit të tribunës, zotri Bafjtari na përkujtoi edhe njëher rëndësin e diturisë, duke cituar se në Kur’anin famëlartë fjalën dituri All-llahu e përmend 850 herë, ndërsa fjalën namaz, fjalën e një ndër shtyllave të islamit, vetëm 83 herë.
Pas mbarimit të fjalimit të zotri Baftjarit, studentët vazhduan më pyetjet e tyre, pyetje të natyrës studentore, botës Islame dhe rolit të studentëve në shoqëri.
Njëherit FRI ua uron të gjithë studentëve Ditën Ndërkombëtare të studentit 21 shkurtin duke iu dëshiruar suksese në studimet e tyre.
Ndryshe kjo është tribuna e dytë e organizuar nga FRI që mbanë para studentëve të Univerzitetit Shtetëror të Tetovës.

'Studentët, fuqia e ndryshimit' - USHT-Shkup
Mr. Driton Kuçi, përgjegjës në USHT-Shkup

'Studentët, fuqia e ndryshimit' - USHT-Shkup
Mr. Milazim Mustafa, ‘Studentët, fuqia e ndryshimit’ – USHT-Shkup

'Studentët, fuqia e ndryshimit' - USHT-Shkup
‘Studentët, fuqia e ndryshimit’ – USHT-Shkup

'Studentët, fuqia e ndryshimit' - USHT-Shkup (4)
‘Studentët, fuqia e ndryshimit’ – USHT-Shkup

'Studentët, fuqia e ndryshimit' - USHT-Shkup (5)
Hasan Baftijari, ‘Studentët, fuqia e ndryshimit’ – USHT-Shkup

Zyra për marëdhënie me publikun pranë FRI-së