Forumi Rinor Islam, Nëndega Karshiakë me sukses organizoi turneun në futboll të vogël “Kupa e Bajramit”. Turneu u organizua në fushën sportive “Fair play Arena” në fshatin Studeniçan.
Në turneun në fjalë morën pjesë 12 ekipe nga vende të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës, të përbëra kryesisht me nxënës dhe student.
Nga organizatorët u shprblyen tri vendet e para.
Përveç nxënësve të shkollave të mesme, studentëve, në këtë organizim morën pjesë edhe kryetari i Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliu, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku dhe kryetari i Nëndegës së FRI – Karshiakë, Burhanedin Nuhiju, të cilët shpërndanë mirënjohjet dhe shpërblimet e tjera.

Kupa e Bajramit (1)
FRI organizoi turneun “Kupa e Bajramit”

Kupa e Bajramit (2)
FRI organizoi turneun “Kupa e Bajramit”

Kupa e Bajramit (4)
FRI organizoi turneun “Kupa e Bajramit”

Kupa e Bajramit (5)
FRI organizoi turneun “Kupa e Bajramit”