Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, bëri prezantimim e projektit Talentiumnë nëpër shkollat e mesme të qytetit të Shkupit.

Shkollat në të cilat u prezantua projekti Talentium janë: “Zef Lush Marku”, “Cvetan Dimov”, “Arseni Jovkov”, “Marija Kiri – Skllodovksa” dhe “Vllado Tasevski – PTT”.

Është vitit i katërt me rradhë që realizohet projekti Talentium i cili organizohet nga Forumi Rinor Islam dhe u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme, gjegjësisht nxënësve të viteve të treta dhe të katërta. Projekt ky i cili në vete përmban trajnime në fushën e komunikimit, medias dhe projekt menaxhmentit dhe ka për qëllim trajnimin e të rinjëve si dhe avansimin e tyre në sferën e komunikimit, medias dhe fjalimeve motivuese.
Vlen të potencohet se projekti Talentium në kuadër të Degës Shkup fillon nesër, ditën e shtunë në ora 12:00 dhe për 12 javë me radhë, sa do të mbahen trajnimet e këtij projekti, nxënësit do të përfitojnë nga trajnuesit e ndryshëm poashtu ata do të kenë mundësinë që t’i tregojnë aftësitë e tyre në prezantime, në mësimin interaktiv si dhe punën grupore.