Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, më 25 prill 2015, ditë e shtunë, në Info Qendrën – FRI, organizoi tribunën me temë “Edukata dhe të kuptuarit e jetës”. Temën në fjalë e elaboroi prof. Ramzan Tamer, nga Turqia.
Ramazan Tamer është drejtor i medreses në Isparta, njëherit është autor i librit të përkthyer në gjuhën shqipe “Të jetosh jetën sipas Islamit”.
Para ligjëratës, të pranishmet i përshëndeti kryetarja e sektorit, Esma Sherifi Kurti.
Studentet e nxënëset, të pranishme në këtë ligjëratë, u kyçën më pas në pjesën debative që pasoi ligjëratën.
11100350_972846752756271_4532136874274347117_o

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam