Me datë 23.12.2015 FRI-Shkup në Çarshinë e vjetër të Shkupit bëri hapjen e fushatës me moto “Ta njohim Muhamedin a.s”. Është një fushatë e cila realizohet tanimë disa vite me rradhë për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s. Kjo fushatë në vetvete ngërthen aktivitete të shumta të cilët FRI do ti ndërmar ditëve në vazhdim jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera ku vepron Forumi Rinor Islam edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë, Prilep dhe në Gostivar.
Aktivistët dhe aktivistet e FRI-Shkup për nder të kësaj datë të rëndësishme në rrugët e Çarshisë së vjetër, bënë shpërndarjen e embëlsirave dhe shpërndarjen e disa fletushkave me fjalë profetike. Ndërsa në anën tjetër kalimtarët e rastit ngelën shumë të kënaqur nga ajo që kishin pregatitur këta të rinj.
Për këtë rast kryetari i FRI-dega Shkup z. Abdulhamid Mustafa deklaroi: “ Muhammedi a.s. ndryshoi fletatat e historisë së njerëzimit, ndryshoi botën për të mirë, Muhamedi a.s. vazhdon ti gjallëron zemrat tona me përmendjen e emrit të tij, salavatet të cilët po i ndëgjojmë sot këtu sëbashku në çarshi të Shkupit janë meloditë më të bukura që e gjallërojnë këtë vend. Ne si FRI tanimë disa vite me rradhë në kalendarin e aktiviteteve tona kemi futur edhe kampanjën “Ta njohim Muhamedin a.s”.Fushata “Ta njohim Muhamedin a.s” në vete do të ngërthen, aktivitet të ndryshme duke i veçuar disa: Konferenca dhe debate shkencore me profesor të ndryshëm, tribuna, emisione në TV dhe Radio, si dhe shumë aktivitete tjera që planifikojmë ti realizojmë.
Vlen të theksohet se aktiviteti në fjalë realizohet për herë të shtatë me rradhë nga FRI.

Ta njohim Muhamedin a.s (2)
FRI-Shkup, filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Ta njohim Muhamedin a.s (4)
FRI-Shkup, filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

FRI-Shkup (3)
FRI-Shkup, filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

FRI-Shkup (5)
FRI-Shkup, filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”

FRI-Shkup (6)
FRI-Shkup, filloi me fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s.”