Në kuadër të shkollës verore me moto “Me rini të edukuar, drejt qëllimit të synuar” FRI – Shkup realizoi piknik njëditor.
Pjesëmarrës në këtë piknik ishin nxënës dhe studentë të cilët ishin edhe ndjekësit e shkollës verore.

Me disa këshilla të përzgjedhura, të rinjve iu drejtua Mr.Halil Ademi. Pikniku kishte karakter rekreativ dhe nuk munguan as aktivitetet sportive.

Kryetari i FRI – Shkup, Abdulhamid Mustafa prezentoi para të rinjve disa aktivitete risi të cilat do të shpalosen ditëve në vijim, poashtu ata që ishin të pranishëm prezentuan edhe disa ide për aktivitete edukative dhe kulturore.