Forumi Rinor Islam, në manifestimin tradicional për shënimin e Vitit të Ri të kalendarit hënor, pos dekorimit të nxënësve e studentëve të dalluar ndan edhe çmimin “Hafizi i ri i vitit”.

Ky çmim ndahet për hafizin ose hafizen më të re në moshë që ka arritur të mësojë përmendësh Kuranin Famëlartë.

Çmimi do të ndahet në manifestimin e Vitit të Ri, Hixhri 1439, që organizon Forumi Rinor Islam, më 23 tetor 2017, ditë e hënë.

Për të dhëna të hollësishme mund të shkruani në e-mailin: info@fri.org.mk