FRI shpalli shkencëtarin e vitit

Forumi Rinor Islam, pas konkursit të shpallur edhe këtë vit, në kuadër të manifestimit “Në gjurmët e më të mirëve” me rastin e Vitit të Ri islam Hixhrit, shpalli shkencëtarin e vitit Arlind Farizin. 

Arlind Farizi, ka mbaruar fakultetin filologjik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe, pranë universitetit Shën Kirili dhe Metodi dhe aktualisht është asistent i rregullt në Universitetin e Tetovës.
Merret me përkthime të teksteve të letërsisë nga gjuha shqipe, në atë maqedone dhe anasjelltas. 
Merret edhe me shkrime eseistike, të cilat janë publikuar në revista të ndryshme shkencore.
Ai
është edhe autor i disa librave, si: “Romeo patjetër duhet të vdesë”, “Diçka si dashuri”, “Paturpësia e mendimit”, etj.
Çmimin e Shkencëtarit të vitit e ndau prof. Afrim Osmani, kurse komisioni vlerësues n
ë këtë rast ishte: Prof. dr. Ali Pajaziti, prof. dr. Afrim Osmani, prof. dr Qufli Osmani, Doc. dr. Agron Kurtishi dhe Mr. Muhamed Murtezi.