Me rastin e 106 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës shqipe, Forumi Rinor Islam, uron të gjithë shqiptarët anë e kënd botës.
Duke e pasur parasysh që kjo datë shënon një kthesë me rëndësi të arsimit shqip, shpresojmë që mundi të cilin mësuesit tanë e kanë dhënë përgjatë viteve në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja të shpërblehet me formimin e strukturave dhe kuadrove akademike në të ardhmen, me të cilat populli ynë do ta ndriçojë rrugën e vet përgjatë udhëtimin plot sfida gjer te arritja dhe promovimi i vlerave të veta.
Me këtë rast urojmë që rrugëtimi jonë drejt shkencës, diturisë dhe avancimit të hapërojmë me hapa të shpejtë dhe të sigurt, si rruga e vetme drejt një të ardhme më të sigurt.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam