Forumi Rinor Islam uron gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar.

Ditë kjo e cila simbozilon përpjekjet e kombit shqiptar dhe vulosjen e të arriturave në rrugën e vështirë të lirisë. Ditë kjo e cila shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë në të cilin ecim sot e 104 vite më parë.

Kjo ditë përveç gëzimit dhe krenarisë na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që sollën këtë liri.

FRI uron që këtë ditë ta festojmë në paqe, harmoni ndërnjerëzore dhe të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët.