FRI uron fillimin e vitit të ri shkollor

Forumi Rinor Islam uron mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Duke shpresuar për një fillimvit të mbarë, urojmë në përkushtimin e nxënësve për kërkime e mësime të reja, për të arritur kështu në shkallat më të larta të kërkimit të diturisë.

Urojmë edhe mësimdhënësit, si udhërrëfyes të nxënësve, të cilët para vetes kanë një detyrim shumë të rëndësishëm, mundi dhe sakrifica e tyre është nga shtytjet më të mëdha për suksesin e nxënësve.

Urojmë për filllim të mbarë edhe prindërit, duke përkujtuar se mbështetja dhe kujdesi i tyre përbën pjesën më të rëndësishme në edukimin e fëmijëve.

Qoftë ky viti i shumë sukseseve dhe nxënies së dijeve të reja, duke lutur Zotin për mbarësi në punën e secilit.

Suksese!