Forumi Rinor Islam uron gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e përvjetorit të nëntë të pavarësisë së shtetit.

Kjo datë e rëndësishme për të gjithë ne, shënon fitoren e popullit kosovar karshi vuajtjeve dhe shtypjes qindra vjeçare. Populli i papërkulshëm kosovar ndaj lëkundjeve dhe vështirësive të shumta, që nuk u thye dhe nuk u dorëzua, arriti sjelljen e lirisë në vend, me ç’rast na bëri krenar të gjithë shqiptarëve, vepër të cilën e nderojmë lart.

Në këtë ditë feste, urojmë në unitet, bashkëpunim dhe përparim të të gjithë shqiptarëve. Me shpresën që Kosova do t’ia dalë përballë çdo vështirësie dhe krize që e ka kapluar, urojmë në përpjekje të vazhdueshme dhe veprim të popullit kosovar dhe institucioneve të vendit për të ardhme më të mirë dhe për Kosovë paqësore.

Qoftë ky përvjetor fillim i një viti të mbarë, një periudhe të suksesshme për më shumë njohje dhe përkrahje për shtetin e Kosovës si dhe realizimin e synimit drejt Bashkimit Evropian. 

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.