Kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, i ka dërguar sot letër urimi grupit udhëheqës të qendrës për trajnime dhe kurse “Fluent”, për ta uruar në përvjetorin e katërt si dhe për të shprehur falenderimet në emër të anëtarëve të FRI-së, për bashkëpunimin e deritanishëm me këtë qendër.

Ja letra e plotë:

E nderuara udhëheqësi e qendrës për trajnime dhe kurse “Fluent”,

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të Forumit Rinor Islam t’ju uroj për përvjetorin e katërt të themelimit të qendrës suaj. Ju përgëzoj për suksesin e deritanishëm dhe kontributin e palodhur në programin tuaj edukativ dhe arsimor, duke qenë kështu në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.

Ju si qendër me stafin tuaj ishit punonjës model për kaq vite që punoni çmueshëm dhe me përkushtim. Me këtë rast shprehim falenderime të përzemërta për bashkëpunimin tonë të deritanishëm ku ndihmuat shumë projekte të FRI-së që kishin për qëllim nxitjen e të rinjve për mësim joformal, trajnime të ndryshme si dhe ndihmën për arsimimin e tyre. Veçojmë se bashkëpunimi dhe miqësia me ju mbetet një nga përparësitë tona.

Urime edhe njëherë dhe Ju priftë e mbara!

Miqësisht,

Fisnik Shabani, kryetar