Forumi Rinor Islam uron fillimin e Vitit të Ri të kalendarit hënor. Ditën e fillimit të llogaritjes së kohës, myslimanët e përkujtojnë si një nga mirësitë e Zotit të Lartësuar, pasi kjo ditë shënon një ngjarje të veçantë si pikënisje e shpërndarjes së mesazheve islame.

Shpërngulja e të Dërguarit të Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin me të), për të ikur nga padrejtësitë dhe shtypjet e shumta, shënon një epokë të rilindjes për gjithë myslimanët, shënon dritën e fuqisë dhe guximit për të kërkuar lirinë dhe drejtësinë.

Urojmë që ky vit të jetë vit i shumë sukseseve, mbarësive dhe mirëqenies për ju, familjet tuaja dhe gjithë vendin.

Zoti na forcoftë me urtësi për të përmbushur urdhërat e Tij si dhe me përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Me fat dhe mbarësi Viti i Ri, Hixhri 1438.